Pas tre ditësh tensionesh të forta në veri të Kosovës, ka mbërritur reagimi zyrtar nga Tirana. Kryeministri Edi Rama dënoi sulmet me bombë ndaj Eulex-it dhe policisë së Kosovës. Përmes një postimi në Twitter, Rama u shpreh se vendosja e barrikadave në veri të Kosovës bie ndesh me çdo ligj dhe çdo frymë dialogu.