Tensionet mes Polonisë dhe Bjellorusisë për krizën me emigrantë në kufirin e përbashkët janë përshkallëzuar në mënyrë alarmante, pasi Rusia ka dërguar dy aeroplanë bombardues në hapësirën ajrore të Bjellorusisë. Ministria ruse ka thënë se bombarduesit e tipit “Tu-22M3” e patrulluan hapësirën ajrore dhe ndihmuan në testimin e sistemit të përbashkët të mbrojtjes ajrore të Bjellorusisë e Rusisë, por prania e tyre në zonën afër kufirit ka alarmuar Brukselin.