Presidenti rus Vladimir Putin fajësoi të martën perëndimin për përshkallëzimin e tensioneve në evropë duke thënë se e kishte vlerësuar jo drejt rezultatin e Luftës së Ftohtë. Duke folur para zyrtarëve të ushtyrisë, Putin tha se Rusia do ti përgjigjej në mënyrën e duhur cdo agresioni të perëndimit dhe do ta zhvillonte ushtrinë e saj, akoma më tej.