Presidenti Recep Tayyip Erdogan, tha të premten se Turqia ishte e gatshme të takohej me Greqinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mbi eksplorimin e ujërave të kontestuara në mesdheun lindor. Kërkimi për gaz dhe naftë në rajon ka ndezur një përplasje që ka bërë që dy fqinjët, aleatë të NATO-s, të nisin stërvitje ajrore dhe detare në ujërat strategjikë mes qipros dhe ishullit grek të kretës.