Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka urdhëruar zyrtarët e saj të përgatisin një përgjigje ndaj dronëve amerikanë që fluturojnë mbi Detin e Zi. Njoftimi mësohet se është bërë nga vetë ministria. Sipas saj, ka një intensitet të shtuar të dronëve amerikanë mbi Detin e Zi, duke nënvizuar se ata mbledhin informata dhe objektiva për armët precize me të cilat ushtria ukrainase furnizohet nga aleatët perëndimorë për të kryer sulme ndaj objekteve ruse”.