Me debate dhe tensione u shoqërua seanca e kësaj te enjte e megaprocesit gjyqësor “Plumbi i Artë” mes përfaqësuesve të akuzës dhe mbrojtësve ligjorë. Disa prej të pandehurve që ishin të pranishëm në seancë, hodhën akuza në drejtim të prokurorisë në lidhje me mbajtjen e tyre në paraburgim prej kaq kohësh. “Po na varrosni për së gjalli” dhe “Po na mbani në burg ju , jo Nuredin Dumani”, ishin deklaratat që u bënë nga të pandehurit Petrit Qoli dhe Asllan Plaku këtë të enjte.