Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së u rritën ndjeshëm tensionet me ambasadorin izraelit që i indinjuar nga deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, i bëri thirrje Antonio Guterresit të jepte dorëheqjen. Guterres shprehu shqetësimin për "shkeljet e qarta" të ligjit ndërkombëtar humanitar në Gaza, duke këmbëngulur për një "armëpushim të menjëhershëm humanitar" në ditën e 18-të të luftës midis Izraelit dhe Hamasit.