Fadromat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur shembjen e banesave në njësinë numër 4, për t'i hapur rrugë projektit të rindërtimit në zonën e 5 majit. Në zonë kanë mbërritur forca të shumta të policisë dhe pritet të shemben rreth 11 shtëpi. Ndërsa policia ka shoqëruar një banor. Parashikohet që gjatë ditës së sotme të shemben rreth 11 banesa, të cilat preken nga rindërtimi.