Parlamenti ndërpreu të gjitha pagesat dhe shërbimet mbështetëse ndaj ish zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj. Burime për Top News, konfirmojnë se është ndërprerë paga mujore e Ahmetajt, e cila të paktën deri në muajin qeshor është depozituar në masën e 310 mijë e 250 lekë. Krahas pagës mujore, ndaj Ahemtajt janë ndërprerë edhe pagesat e karburantit, telefonit, dietat, qiratë mujore, hotelet dhe pagesat ekstra për komisionet parlamentare. Ligjërisht Ahmetaj vijon të jetë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe rregullorja parlamentare nuk e parashikon një masë të tillë, megjithatë ky vendim u mor për shkak të shmangies së tij nga drejtësia.