Agjencia e Prokurorimit Publik ka hedhur për konsultim ndryshimet në ligjin e tenderave, ku në relacionin shoqërues thotë se synim është përafrimi i plotë i ligjit me direktivat e Bashkimit Europian. Ndryshimet ndërhyjnë në 52 nga 135 nenet e ligjit aktual. Qëllimi është saktësimi i afateve, terminologjisë dhe kompetencave. Projektligji saktëson gjithashtu edhe rregullat në hartimin e kritereve dhe përcakton Agjencinë e Prokurimit Publik si institucioni përgjegjës për raportimin në Komisionin Europian. Sipas Projektligjit, APP duhet të dorëzojë në Bruksel çdo tre vjet një raport të procedurave të prokurimit publik.