Top News/ Tender djalit të kryebashkiakut / PD akuza bashkisë së Përmetit për nepotizëm
14/12/2024 20:25

Partia Demokratike denoncon Bashkinë e Përmetit se në mungesë të konkurrencës I ka dhënë një tender djalit Adriatik Zotkas, kryebashkiak I Poliçanit. Sipas demokratëve, një vendim I tillë flet për korrupsionin dhe nepotizmin në radhët e socialistëve. Bashkia e Përmetit ia dhuron prokurimin e radhës kompanisë së djalit të kryetarit të Bashkisë Poliçan, kompanisë ‘G&M Construstion 07’. Prokurimi është mbi punimet për rehabilitimin e rezervuarit Qilarisht. Kompania ‘G&M Construction 07’ e fiton këtë garë në mungesë të plotë të konkurrencës, madje me ofertë thuajse 100% të fondit limit. Në të njëjtën procedurë, dy kompani me oferta më të ulëta skualifikohen paraprakisht nga gara, duke lënë të vetëm në garë kompaninë e djalit të Adriatik Zotkës, kryetarit të Bashkisë Poliçan. Më tej demokratët, se I biri I Adriatik Zotkës, nuk e ka këtë tender të parë të marrë nga bashkitë nën drejtimin e PS. Ajo çfarë e bën këtë skemë korruptive edhe më të rëndë, është fakti se nuk ndodh për herë të parë: në gusht të këtij viti, kryetarja e Bashkisë Dimal i akordon kompanisë ‘G&M Construction 07’, pra kompanisë së djalit të Adriatik Zotkës, një tjetër tender publik- vazhdimi i shtresës së asfaltit në rrugën Drenovicë, përsëri me ofertë gati 100% të fondit limit dhe përsëri në mungesë të plotë të konkurrencë, d.m.th. me një garues të vetëm. Për këtë PD kërkon nga SPAK të nisë hetimet për të bërfshirët në këto dy tendera.

Top News – Deputetët e PD ‘shkrihen’ me studentët / Por jo të gjithë i mirëpritën në protestë
31/10 18:23
Top Channel/ Noka pas përplasjeve në protestës: Ata qorristët do e marrin përgjigjen një për një
31/10 15:19
Top News – Rama ‘takon’ Diellën. Prezantohet risitë e shërbimeve, ‘më pranë qytetarit’
31/10 14:07
Top News – Policia bllokon rrugët, deputetët e PD përplasen me efektivët te Kryeministria
31/10 13:49
Top Channel/ “Ju dëgjoni muzikë, ajo kryen shërbimin”/ Rama prezanton “Diellën e re”, ja risitë
31/10 13:10
Top Channel/ Protesta e PD, nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, në krye deputetët
31/10 12:52
Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve
30/10 18:54
Top Channel/“Kur ushtria të kthehet në Kosovë”: Serbi, studentët fshijnë grafitin përcarës në rrugë!
30/10 15:24
Top Channel/ Berisha kundër paketës fiskale. Akuzon qeverinë se favorizon oligarkët
30/10 15:09
Top Channel/ “Investimet e huaja në ditën më të keqe” Berisha: Kjo “Paketa” do shkatërrojë biznese
30/10 12:47
Top Channel/ “Hipokrizi totale..” Berisha: Rama tallet me taksën e naftës
30/10 12:46
Top Channel/ “PD në protestë, mbështet studentët” Berisha: Rama urdhëroi të qëllojnë me armë
30/10 12:27
Top Channel/ PD propozon 100 bashki të reja! Demokratët dërgojnë draftin në bashki
30/10 12:04
Top Channel/ Kur do mbahet zgjedhjet e reja? PS pranon çdo datë përveç 2 majit, PD dhe PL…
30/10 12:03
Top News – Transferimi i Veliajt në Fier. PS e PD në këshillin bashkiak kërkojnë transparencë
29/10 19:48
Top News – PS kërkon përjashtimin e Berishës. 10 ditë për kreun e PD, 60 për 6 deputetë të tjerë
29/10 16:38
Top Channel/ Përplasje në PS për transferimin e Veliajt, Çuçi i kërkon dorëheqjen ministrit Gogu
29/10 15:21
Top Channel/Kaos e flakadanë në Kuvend. PS siguron 84 vota për ligjin që i jep imunitet Guvernatorit
29/10 15:20
Top Channel/ Nga votimi te Veliaj dhe data e zgjedhjeve, Balla: Përjashtojmë vetëm 2 majin sepse…
29/10 13:34
Top Channel/ Sot protestë paqësore! Demonstruesit u mblodhën para Ministrisë së Arsimit
29/10 12:45