Europa është përfshirë nga një valë temperaturash të larta. Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin e tyre më të nxehtë ndonjëherë. Shërbimi meteorologjik i Spanjës, tha se qershori ishte “jashtëzakonisht i nxehtë” duke shënuar ‘rekord’ me temperaturë mesatare prej 23.6 gradësh Celsius, duke tejkaluar mesataren normale për korrikun dhe gushtin.