Telegram është një nga aplikacionet e mesazheve më të përdorura në të gjithë botën, i cili frikëson edhe ËhatsApp, që prej vitesh është kolosi i komunikimit mes përdoruesve. Nëse elemente si teknologjia avangardë dhe siguria kanë ndikuar në suksesin e Telegram, për disa këto karakteristika e kanë shndërruar rrënjësisht qëllimin e platformës, duke marrë një drejtim të rrezikshëm. Sipas një hetimi të Financial Times kjo tendencë Telegram po përdoret gjithnjë e më shumë nga kriminelët kibernetikë për të realizuar planet e tyre të paligjshme. Në fakt, mburoja e privatësisë ka tërhequr vëmendjen e atyre që synojnë të fshehin aktivitetet e paligjshme, duke e zëvendësuar në vendin kryesor për të tilla veprime, me fjalë të tjera në dark ëeb.