Telefoni që u gjet të mërkurën në burgun e Fierit dyshohet se u hodh nga qelia e Azgan Mërnicës, i dënuari me 35 vite burg për vrasjen e efektiit të Shqiponjave në Fier në maj të vitit 2024. Pajisja është sekuestruar dhe është transferuar në laboratorin e analizës së SPAK, ku hetuesit presin të zbulojnë pronarin e telefonit, por edhe nëse ai është përdorur për drejtimin e aktiviteteve kriminale nga qelia.