Telefonatat e padëshiruara të marketingut janë bërë shqetësuese për shumë qytetarë. Pa marrë asnjë autorizim paraprak, bizneset telefonojnë në çdo kohë dhe ofrojnë blerjen e produkteve apo shërbimeve të ndryshme. Për të rregulluar këtë çështje, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka përgatitur një projektligj “Për krijimin e Regjistrit të komunikimeve tregtare të pakërkuara.