Një bazë armatimesh është zbuluar në Tiranë, në zonën e 5 majit, ndërsa ende nuk ka persona të arrestuar. Agjentët e Policisë Kriminale, bazuar në një telefonatë anonime drejtuar sallës operative të Tiranës shkuan në vendin e deklaruar dhe zbuluan bazën me armë, që nga të dhënat e deritanishme u shërbente grupeve kriminale. Automatikë, pushkë snajper, dylbi, tritol, fitila ndezës, si dhe kapsolla të lidhur me aparate telefonike ishin baza e bandës, që ende nuk dihet se për cc’qëllime dhe ndaj kujt kishte përgatitur atentate të ndryshme.