Garda e Republikës ka përforcuar masat e sigurisë, duke vendosur një gardh me tela me gjemba për të penguar protestuesit që do të tentojnë të kalojnë nga selia e PD për në oborrin e parlamentit. Për të parandaluar çdo incident të mundshëm janë marrë masat për të penguar elementët e inkriminuar, ndërsa vetë Policia dhe Garda janë me shërbim të përforcuar.