Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar katër vendime në një mbledhje elektronike, mes të cilave edhe ndarjen e mbi 255 mijë eurove për blerjen e teksteve mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për vitin shkollor 2025/2026. Po ashtu, ekzekutivi ka miratuar dhënien në shfrytëzim afatgjatë, pa kompensim, të pronave të menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës për Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, për realizimin e projektit që synon sigurimin e furnizimit me ujë të pijshëm për Komunën e Leposaviqit.