Vendet e BE-së duhet të ndërmarrin veprime urgjente për të zgjeruar listën e furnizuesve të tyre me teknologjinë 5G, tha Komisioni Evropian të premten. Shtetet e Bashkuara po i nxisin vendet evropiane të ndjekin shembullin e Britanisë së Madhe e cila vendosi të largojë nga rrjeti i saj 5G, kompaninë kineze Huawei. Në nëntor të vitit të kaluar, BE-ja ra dakord të mbajë një qëndrim të ashpër mbi kushtet e furnizuesve të rrjetit 5G për të zvogëluar rreziqet e sigurisë në internet. Strategjia përfshinte uljen e varësisë së vendeve dhe operatorëve të telekomit nga një furnizues.