Njoftimi zyrtar i SPAK-ut në lidhje me operacionin e arrestimit të sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë me akuzën e korrupsionit sugjeron edhe njëherë tjetër se prokurorët e posaçëm nuk ndjekin të njëjtat standarde për çështjet e korrupsionit. Në rastin e sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë, SPAK jo vetëm që nuk ka vënë nën akuzë e arrest asnjë biznesmen, por as e ka përmendur në njoftimin zyrtar.