Media izraelite Kan 11 pretendon se Irani përdori rreth një të tretën e raketave të avancuara balistike në sulmin e madh dhe të paprecedentë të javës së kaluar ndaj Izraelit. Mediat izraelite thonë se irani ka mbetur tani me rreth 400 raketa balistike nga gjithsej 2 mijë që vlerësohet se kishte më parë. Pas sulmit të fundit, autoritetet izraelite thanë se shumica e raketave iraniane u interceptuan dhe rrëzuan nga mbrojtja ajrore e vendit, ose humbën shënjestrat e tyre. Vetëm një numër i vogël, sipas tyre, arriti të shkaktonte dëme.