Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike ka konfirmuar zyrtarisht eliminimin e komandantit të saj detar, Alireza Tangsiri, katër ditë pasi Izraeli deklaroi se e kishte shënjestruar. Sipas një deklarate zyrtare, ai ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda të marra gjatë sulmit. Në reagim thuhet se Tangsiri ishte i angazhuar në organizimin e forcave dhe forcimin e mbrojtjes në ishujt dhe brigjet iraniane, duke luajtur një rol kyç në sigurinë detare. Deklarata shoqërohet me kërcënime, ku Garda Revolucionare zotohen se nuk do të ndalen deri në shkatërrimin e plotë të armikut, duke premtuar hakmarrje. Alireza Tangsiri konsiderohej një nga figurat më të rëndësishme të në sektorin detar, i përfshirë drejtpërdrejt në mbikëqyrjen e lëvizjes së anijeve në Ngushticën e Hormuzit. I njohur për deklaratat e tij të forta kundër SHBA-së dhe Izraelit, ai ishte gjithashtu i sanksionuar nga Amerika që prej vitit 2019.