Top News/ Teherani kërcënon Bidenin: Mos guxo të sulmosh tokën iraniane, do përgjigjemi ashpër!
31/01/2024 14:31

Irani do ti përgjigjet cdo kërcënimi nga SHBA – tha shefi i rojave revolucionare iraniane, Hossein Salami, të mërkurën, ndërsa Uashingtoni po përgatitet të përgjigjet për vrasjen e tre trupave amerikane nga milicitë e mbështetura nga teherani. “Ne dëgjojmë kërcënime që vijnë nga zyrtarët amerikanë; u themi atyre se na kanë testuar dhe më parë dhe tani e njohim njëri tjetrin mirë. Asnjë kërcënim nuk do të lihet pa përgjigje”, tha Salami sipas agjencisë gjysmë-zyrtare të vendit, Tasnim. Në janar 2020, rojat revolucionare iraniane morën në shënjestër bazën amerikane Ain al Asad, në Irak, pas një sulmi amerikan me dronë në bagdad që vrau Kasem Soleimanin, komandantin e forcave elitë Quds, të rojave revolucionare iraniane. I dërguari i iranit në Kombet e Bashkuara, Amir Saeid Iravani, po ashtu paralajmëroi të mërkurën se Teherani do të përgjigjej me vendosmëri ndaj cdo sulmi në territorin e tij, mbi interesat e tij apo mbi shtetasit iranianë jashtë kufijve. Komentet e zyrtarëve iranianë vijnë një ditë pasi presidenti amerikan joe Biden tha se kishte marrë një vendim se si do ti përgjigjej sulmit me dron nga grupet e mbështetura nga irani, që vranë pjesëtarë të ushtrisë amerikane në Jordani por pa dhënë më shumë detaje. Disa pjesëtarë të rojave revolucionare iraniane janë vrarë ndërkohë pas sulmeve izraelite në siri, me pesë prej tyre që humbën jetën në 20 janar dhe dy të tjerë më 25 dhjetor. Të hënën, një tjetër sulm izraelit goditi atë që Tasnim e quajti një qendër iraniane të këshillimit ushtarak në Siri duke vrarë dy persona, por i dërguari iranian në siri nuk dha detaje për sulmin dhe tha se të lënduarit nuk ishin iranianë. Më 15 janar ndërkohë irani sulmoi atë që tha se ishte shtab i spiunëve izraelitë në rajonin gjysmëautonom të irakut, kurdistan.

Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34