Shteti Islamik ka marrë përsipër përgjegjësinë për dy shpërthimet në Iran, ku mbetën të vrarë të paktën 84 persona. Radio Europa e Lirë raporton se përmes një komunikate në Telegram grupi militant tha se dy prej anëtarëve të tij aktivizuan jelekët e mbushur me eksplozivë, në tubimin ku po kujtohej përvjetori i vrasjes së ish-komandantit Iranian.