Top News – ‘Të zgjatet afati i vettingut’ / Yuri Kim-palët, bashkëpunim për reformën zgjedhore
21/10/2021 18:47

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim i ka bërë thirrje Kuvendit të zgjasë mandatin e Vettingut. Pas një takimi që zhvilloi me ambasadorin e OSBE-së, Del Monaco, diplomatja amerikane përmes një postimi në Tëitter theksonte se duhen përmbushur rekomandimet e OSBE/ODIHR për reformën zgjedhore. “U takova me Ambasadorin e OSBE në Shqipëri Del Monaco sot për të diskutuar një sërë çështjesh. Ramë dakord që, në përputhje me rekomandimin e ONM-së, Parlamenti duhet të miratojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e vetingut. Gjithashtu jemi dakord që autoritetet dhe palët duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet”, shkruan ambasadorja Kim. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për shtyrjen e afatit të organeve të Vettingut. Socialistët kërkojnë që zgjatja e mandatit të jetë deri në 31 dhjetor të 2024, pra me 2 vite e gjysmë. Ndërkohë, organeve të Vetingut i përfundon mandati në qershor të vitit 2022. Në një deklaratë të tij pak ditë më parë kryeministri Edi Rama tha se zgjatja e afateve të Reformës në Drejtësi nuk është diçka për t’u negociuar me opozitën, por detyrim që lidhet me të ardhmen e vendit. Sipas kreut të qeverisë, zgjatja e mandatit të Vettingut është një domosdoshmëri që vjen si rezultat i një procesi që ka treguar sesa i vyer është për largimin e llumit nga sistemi i drejtësisë.

Top Channel/ DASH: Kujdes informalitetin. Publikohet raporti për klimën e biznesit në Shqipëri
27/09 23:11
Top Channel/ Misteri i vdekjes së Edoardo Sarchi. Lirohen nga policia ortaku e djemtë e tij
27/09 23:11
Top Channel/ Kapet shqiptari me 1 ton drogë. Greqi, arrestohet Fatjon Prendi
27/09 22:03
Top Channel/ Shullazi dha urdhrin, si u dhunua e kërcënua bashkëshorti i gjyqtares: Me tët shoqe…
27/09 22:01
Top News- Bardhi akuzon Ballukun/ ‘Shëtit me Ogertën në Tiranë, shqiptarët largohen’
27/09 21:55
Top Channel/ Plazh në fundshtatori. Në Durrës janë të shumtë turistët e huaj që zgjedhin vjeshtën
27/09 21:25
Top News- Kërcënoi me jetë bashkëshortin e gjyqtares/ Ekstradohet ‘ushtari’ i Emiljano Shullazit
27/09 20:35
Top News – Joana Qeleshi kryetare e Dhomës së Avokatisë/ Pason në këtë detyrë SAJMIR VISHAJN
27/09 20:34
Top News- Përcillet në banesën e fundit vëllai i Gjestit/ Ndërroi jetë pas një aksidenti me motor
27/09 18:49
Top News- Sherr mes dy kunetërve në Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 56-vjeçari, arrestohet autori
27/09 18:33
Top News – Hashash në malësinë e Himarës, shpallen në kërkim dy ‘jabanxhinjtë’
27/09 16:49
Top Channel/ “Për Shqiptarët”, emocione të forta dhe lot gëzimi për historitë dhe solidaritetin
27/09 15:41
Top Channel/ “Balkan Jazz Showcase”, festivali që mblodhi bashkë në Tiranë grupe nga vendet e tjera
27/09 15:36
Top Channel/ Festivali i Lahutës/ Edicioni i dytë mbarëkombëtar është mbajtur në Malësinë e Madhe
27/09 15:33
Top Channel/ Avokatët, kritika për kodin penal. Drejtuesja e avokatëve penalistë: Është…
27/09 15:31
Top Channel/ Gjyqi për vrasjen e Klevis Lleshit, SPAK ka në dorë të akuzuarit kryesor për vrasjen
27/09 15:30
Top Channel/ Eliminohet italiani në Tepelenë, shoqërohen e merren në pyetje personat që e shoqëronin
27/09 15:14
Top Channel/ Eliminimi në Durrës/ Autori i penduar tregon ngjarjen. Gjykata e lë në burg
27/09 15:08
Top News – ‘Është nipi i Ruçit e miku i Tërmet Peçit’. Berisha ‘zbulon’ ekzekutorin e italianit
27/09 14:36
Top News – Rastësia e negociatave për Tiranën. PD diskuton kandidatin në një godinë me Ballukun
27/09 14:35