Në mbledhjen e kësaj të marten në Komisionin e Shëndetësisë nuk kanë munguar debatet për trajtimin hormonal të transgjinorëve, udhëzim ky i Ministrisë së Shëndetësisë që është shpërndarë gjatë ditëve të fundit. Kryetari i këtij Komisioni, njëkohësisht dhe deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia kërkoi praninë e ministres për të sqaruar atë që, sipas tij, është urdhër, jo udhëzim. Por kjo kërkesë e tij u kundërshtua nga deputetja e PS Klodiana Spahiu, nëjherësh nënkruyetare e Kuvendit, e cila nguli këmbë në leximin me kujdës të këtij udhëzimi. Spahiu e akuzoi Spahinë se po e përdor rastin për poilitikë. Edhe deputetët e tjerë të PS kërkuan nga kolegët e tyre demokratë që të reflektojnë sa I përket protokolleve mjekësore.