Byroja kombëtare e Hetimit, e cila është struktura kryesore që do të godasë me hetimet ndaj korrupsionit nivelet e larta në vend, ka mbyllur procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare për hetues. Nga totali prej 572 aplikimesh, janë kualifikuar 421 kandidatë, duke skualifikuar automatikisht 151 të tjerë.