Prokurorja e Përgjithshme në Nju Jork, Letitia James ngriti një padi gjithëpërfshirëse kundër ish-presidentit Donald Trump, tre fëmijëve dhe organizatave të tij, nën akuzën se u pasuruan falë një mashtrimi që ka zgjatur mbi një dekadë. Në padinë e ngritur kundër ish kreut të Shtëpisë së Bardhë, prej më shumë se 200 faqesh, Prokurorja pretendon se mashtrimi përfshin të gjitha aspektet e biznesit Trump, përfshirë pronat dhe fushat e tij të golfit.