Hetuesit e Departamentit amerikan të Drejtësisë kanë gjetur gjashtë dokumente të tjera, të klasifikuara gjatë kontrolleve 13 orëshe në shtëpinë e presidentit Joe Biden në Delauer, tha avokati i presidentit. Disa prej dokumenteve që janë gjetur në pronën në Uillmington të premten, datonin nga koha kur Biden ishte senator, ndërkaq të tjerat i përkisnin periudhës kur ai shërbeu si nënpresident në administratën e Barack Obamës. Avokati Bob Bauer tha se “shënime të shkruara personalisht me dorë” dhe “materiale të tjera” po ashtu janë marrë nga autoritetet.