Shqiptarët, janë ata që kanë përjetuar më shumë trishtim, stres e dhimbje fizike se gjithë vendet e tjera të Ballkanit. Sipas të dhënave në raportin e Gallup Global Emotions 2024, I realizuar në 142 vende dhe zona në vitin 2023, shqiptarët rezultojnë se kanë përjetuar 49% stres, 40% kanë qenë të shqetësuar, 24 për qind e shqiptarëve pohuan se një ditë më parë përjetuan zemërim, 29% u ndjenë të trishtuar. Sipas raportit, shqiptarët duket se ndihen dembelë, pasi sipas anketimit 65% e tyre janë shprehur se ndihen të çlodhur.