Top News – Të sigurta dhe efikase/ Gjermania e hapur për vaksinat ruse e kineze
01/02/2021 12:19

Vaksinat ruse e kineze po joshin edhe Gjermaninë. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn e bëri të qartë se është i hapur ndaj tyre, për sa kohë dëshmohen të efektshme. “Nëse një vaksinë është e sigurt dhe efektive, nuk ka rëndësi se në cilin shtet është prodhuar. Për sa kohë ajo mund të ndihmojë në mposhtjen e pandemisë, mund të përdoret. Megjithatë vaksina kundër koronavivrusit duhet të kalojë nëpër një proces të autorizimit”, ka thënë Jens Spahn. Komentet e ministrit gjerman vijnë në kohën kur Europa po përballet me vonesa të dërgesave të dozave të vaksinës nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech. Dy ditë më parë, Rusia njoftoi se do të jetë në gjendje që në gjysmën e dytë të vitit 2021, ta furnizojë Bashkimin Europian me 100 milionë doza të vaksinës së saj Sputnik-V, doza këto të mjaftueshme për vaksinimin e 50 milionë personave. Rusia tashmë ka aplikuar për autorizimin e vaksinës në Agjencinë Europiane të Barnave (EMA). Lidhur me vaksinën Sputnik-V ka pasur skepticizëm të madh, pasi mendohet se ajo nuk ka kaluar ende nëpër të gjitha studimet e nevojshme klinike. Kryebashkiaku i Berlinit, Michael Mueller i ka shkruar një letër kancelares gjermane, Angela Merkel duke i thënë se Gjermania duhet të krijojë plane “të vaksinimit kombëtar”, dhe aty shprehte idenë që vendi duhet të shohë mundësinë e furnizimit edhe me vaksina jashtë BE-së.

Top Channel/ Dëshmon Hillary Clinton: Epstein, njeri i tmerrshëm
26/02 23:08
Top News- Afganistani nis sulmin “hakmarrës” ndaj Pakistanit, bombardon pozicionet e ushtrisë
26/02 23:00
Top Channel/ Skandali i përgjimeve në Greqi, dënohen 4 persona me 126 vite burg
26/02 21:59
Top Channel/ Presioni i Trump, zbutet Irani! Negociata në bisedime në Gjenevë
26/02 19:54
Top News – Armë bërthamore në Ukrainë…Franca ‘shpërthen’ kundër Rusisë: Dezinformime
26/02 18:13
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët luftarakë / Raketat e Rusisë shumë pranë kufirit
26/02 16:21
Top News – Merz mbetet me gojën hapur…Robotët humanoidë e presin në Kinë, kërcim dhe boks
26/02 16:14
Top News – Aktorja që lufton të rimarrë fytyrën / AFP, reportazh për ‘Diellën’ dhe Anila Bishën
26/02 13:24
Top Channel/ Hetuan Trumpin, shkarkohen 10 agjentë të FBI-së: Punuan me “akuzuesin” e Thacit!
26/02 12:19
Top Channel/ Trump ndërhyn në Francë? “MAGA kërkoi informacione për Marine Le Pen”!
26/02 11:53
Top News – CIA, fushatë rekrutimi në Iran / Kërkohen spiunë ndërsa Trump kërcënon me luftë
26/02 11:52
Top Channel/ Ushtria gjermane blen dronë kamikazë: OK në Bundestag, forcohet krahu lindor i NATO-s!
26/02 11:52
Top News – Premton më shumë armë bërthamore / Kim Jong un mbyll kongresin me një paradë ushtarake
26/02 11:40
Top News – ‘Sulmohet’ Kuba, motoskaf nga Florida / Vriten katër ‘diversantë’, plagosen 6 të tjerë
26/02 11:33
Top News – Traktati bërthamor ra, Rusia ‘pa frena’ / Përdori raketën ‘e ndaluar’, Ukraina jep prova
26/02 11:24
Top News – Zelenski kërkon Putinin në tryezë / Bisedon me Trumpin para negociatave në Gjenevë
26/02 11:21
Top News – Ku jeton Inteligjenca Artificiale ? / Bumi i qendrave të të dhënave në Azinë Juglindore
26/02 11:17
Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
DIGITALB DIGITALB