Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mesditën e së premtes në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku një makinë u qëllua me armë zjarri, duke vënë në pranga dy persona ndërsa 4 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. Shërbimet e policisë arrestuan Oltjon Asllanin alias (Vodollari) i cili qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit Erando Korteshi, ku fatmirësisht ky i fundit nuk mori lëndime. Përvec Asllanit, policia arrestoi edhe Serxho Bajza pasi dyshohet se drejtonte automjetin nga ku autori qëlloi me armë zjarri duke vënë në rrezik jo vetëm jetën e 38 vjecarit pore dhe të kalimtarëve të rastit. Si provë materiale, shërbimet policore sekuestruan autormjetin që u përdor nga autorët, teksa vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, teksa paraprakisht ka rezultuar se 4 persona që po hetohen në gjendje të lirë janë konfliktuar fizikisht me dy autorët e ngjarjes dhe më pas Oltjon Asllani ka qëlluar më armë drejt automjetit të Erando Korteshi. Ende nuk dihet arsyeja e konfliktit por pritet të zbardhet në vijim nga organi i akuzës.