Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi i ka dërguar notë proteste Ambasadës së Kosovës në Podgoricë, në lidhje me disa të shtëna arme zjarri, të dyshuara se kanë ardhur nga pjesa e Kosovës në zonën pranë qendrës malazeze të skijimit, Hajlla-Shtedim, afër kufirit mes dy shteteve. Në një njoftim për REL, Ministria e Malit të Zi ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës, të identifikojë dhe procedojë autorët e incidentit.