Një person është vrarë dhe një tjetër është lënduar pas të shtënave në një fabrikë të Mercedes-Benzit në gjermaninë jugperëndimore të enjten – thanë autoritetet duke shtuar se një i dyshuar si autor i sulmit është arrestuar. Autori i sulmit raportohet se kishte hyrë në fabrikë në orën 7.45 minuta, sipas orës lokale dhe më pas kishte hapur zjarr. “Këtë mëngjes ka patur të shtëna në ambjentet e fabrikës në Sindelfingen”, tha një zëdhënës i prokurorisë së Shtutgardit.