Dy persona mbetën të vrarë nga të shtënat në një fabrikë të Mercedes Benzit në jugperëndim të Gjermanisë të enjten, ndërsa bëhet e ditur që policia ka arrestuar një të dyshuar. I dyshuari, 53 vjeçar, hapi zjarr ndaj viktimave përpara se punonjësit e sigurisë të fabrikës që ndodhet në qytetin Sindelfingen, ta ndalonin atë dhe t'ia dorëzonin policisë.