Top News – Të shtëna mes qytetit, tre viktima / Njerëzit vraponin të tmerruar, autori iku me skuter
30/04/2025 11:53

Tre persona u vranë në një shkëmbim zjarri në qytetin suedez Uppsala të martën dhe një hetim për vrasje ka nisur, tha policia. Policia tha se po e hetonte ngjarjen por nuk kishte informacion për momentin nëse incidenti ishte një krim terrorist apo i nxitur nga urrejtja. "Kemi informacion se një person u largua nga vendi i ngjarjes me një skuter elektrik," tha një zëdhënës i policisë për Reuters. "Nëse ky person është autor apo dëshmitar, apo dikush që ka ndonjë lidhje me incidentin, është e paqartë në këtë kohë." Policia tha se viktimat ende nuk janë identifikuar dhe nuk pranoi të spekulojë mbi motivin e vrasjeve. Skuterët elektrikë janë përdorur disa herë si një mënyrë arratisjeje pas të shtënave me armë zjarri në konfliktet mes bandave në Suedi. Uppsala, rreth 40 minuta në veri të kryeqytetit, Stokholm, ka parë shumë të shtëna me armë zjarri të lidhura me bandat në dekadën e fundit, por zakonisht ato ndodhin jashtë qendrës së qytetit. Ministri suedez i Drejtësisë Gunnar Strommer tha se Ministria e Drejtësisë ishte në kontakt të ngushtë me policinë dhe se po monitoronte nga afër zhvillimet në këtë rast.

Top Channel/ Alarmon Trump: Godasim Iranin në 2027! Rikthehen tensionet në Hormuz
22/11 23:11
Top Channel/ Lufta Ukrainë-Rusi kalon kufijtë! Dronët ukrainas shkatërrojnë anijen ruse në Libi
22/11 22:33
Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06