Një konflikt mes disa personave në Velipojë ka përfunduar me përdorimin e sendeve të forta dhe të shtënave me armë zjarri. Rreth orëve të mesditës së kësaj të hëne, dy shtetasit A. R. dhe K. G, dyshohet dy pronarët e një lokali në zonë u konfliktuan me njëri tjetrin për motive të dobëta, duke përdorur sende të forta. Gjatë sherrit, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër.