Top News/ Të shtëna mbi turmën në Alabama / Viktima dhe të plagosur, nuk ka ende të arrestuar
22/09/2024 14:21

Katër persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 20 të tjerë janë plagosur nga disa të shtëna masive në një zonë argëtimi në Birminghem të Alabamës në SHBA, sipas policisë dhe raporteve të mediave. Shumë persona u qëlluan në zonën Five Points South, tha Departamenti i Policisë së Birminghemit në një postim në rrjetet sociale. Zyrtarët thanë se të shtënat që shkaktuan deri në 21 të plagosur ndodhën pak pas orës 11 të natës. Sipas tyre kishte “dhjetëra viktima të qëlluara me armë zjarri” dhe të paktën katër kishin “plagë të rrezikshme”. Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, në Birminghem shpalli tre të vdekur në vendngjarje dhe një person i katërt u shpall i vdekur në Spitalin e Universitetit të Alabamës në Birminghem. Policia tha se viktimat e gjetura të vdekur në vendngjarje përfshinin dy burra dhe një grua. Të lënduarit e tjerë u transportuan në spitale me mjete private. Policia e Birminghemit nuk iu përgjigj pyetjeve të dërguara nga agjencia e lajmeve Associated Press që kërkonte informacion të mëtejshëm. Zona Five Points South e Birminghemit ka shumë vende argëtimi, restorante dhe bare dhe shpesh është e mbushur me njerëz netët e së shtunës. Policia tha se nuk kishte arrestime të menjëhershme. “Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të zbuluar, identifikuar dhe ndjekur atë që është përgjegjës për sulmin ndaj kalimtarëve”, thanë zyrtarët e policisë.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20