Ukraina po bën gjithcka që mundet për të shpëtuar tre shtetasit e huaj që u dënuan me vdekje nga autoritetet në Donbas se luftuan në Ukrainë, thotë një ligjvënës në komisionin parlamentar të sigurisë dhe mbrojtjes në vend. Pasi u kapën nga rusët, dy britanikë dhe një maroken u dënuan si mercenarë të enjten nga një gjykatë në republikën e vetëshpallur të Donetskut, liderët separatistë të të cilës mbështeten nga Moska.