Kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga ana e qeverisë. Situata me përmbytjet ka ardhur duke u përkeqësuar, ku nën ujë ndodhen mbi 2700 hektarë tokë si dhe 155 banesa të rrethuara. Ai pa afër gjendjen në fshatin Obot, atje ku banorët ndodhen të izoluar dhe komunikimin e kryejnë vetëm më mjetet e larta të ushtrisë dhe më pas u ndal edhe tek segmenti tjetër i bllokuar Darragjat – Shirq në njësinë administrative të Dajçit.