Teksa kolegët e saj socialistë prej ditësh janë fokusuar në evidentimin dhe publikimin e emrave nominale të protestuesve që sipas tyre kanë lidhje me faktorë të huaj, apo kanë një të shkuar me precedentë penalë, Elisa Spiropali sugjeron që politika të mos merret me protestuesit, por të kthejë sytë nga vetja, të dëgjojë shqetësimet dhe të ofrojë zgjidhje.