Deputetja socialiste, Zegjine Caushi u bë protagoniste në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, teksa u përball me deputeten e PD, Jozefina Topalli dhe kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi. Bardhi iu drejtua Erion Miles duke i thënë “Je zar i Belinda Ballukut bashkë me Zegjinenë’. Pas kësaj deputetja e PS, replikoi duke thënë ‘Të më jesh mua falënderues e që s’të hoqi doktori nga qarku vetëm për të mos më bërë mua qejfin’.