Top News – Të përjashtuar dhe të dorëhequr!/ Policia, frika nga vettingu nga viti në vit
24/01/2021 12:05

Në strategjinë kombëtare të Qeverisë për integrimin evropian përgjatë vitit 2021-2023, ka një kapitull të vecantë për vettingun në Polici, ndryshe Vlerësimi Kalimtar dhe Periodik i Punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme. Zbatimi i Ligjit, duket se ka edhe problematikat e veta, pasi nuk po ecën me ritmet e pritshme, pavarësisht pandemisë, që është konsideruar si një prej arsyeve, por gjithsesi jo fort të pranueshme, nëse krahasimi bëhet me vettingun e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Vettingu në Polici ka marrë në shqyrtim deri më tani 92 punonjës dhe po përfundon vendimmarrjen për 45 punonjësit e parë të shortuar me grada dhe funksione të larta në Polici, Shërbimin për Cëstjet e Brendshme dhe Ankesat, Gardën e Republikës. Deri më tani janë vlerësuar me vendimmarrje të trupave të vlerësimit 92 punonjës nga të cilët 4 punonjës të policisë janë dorëhequr gjatë procesit kryesisht pas dërgimit të relacionit të vlerësimit dhe është ndërprerë procesi i vlerësimit me vendimmarrje nga trupa e vlerësimit me pasojë të njëjtë përjashtimin nga policia; 4 zyrtarë janë përjashtuar me vendimmarrje nga të cilët tre punonjës të SHÇBA dhe një nga Garda e Republikës. Vlerësimi i punonjësve të policisë së shtetit, gardës dhe SHÇBA është në funksion të luftës kundër korrupsionit, pasi do të sigurojë qëndrueshmërinë e institucioneve me persona me figurë të pastër, me integritet dhe profesionistë në fushat e tyre respektive. Ashtu si edhe në rastin e vettingut për prokurorë dhe gjyqtarë, edhe për Policinë, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka ndërtuar një faqe interneti, ku veç informacionit, ka një rubrikë të posaçme për denoncime nga qytetarët, ku bëhet thirrje dhe nxitje të denoncohet çdo informacion që lidhet me procesin e vettingut, në rast se kanë të dhëna per abuzime apo shkelje ligjore për subjektet në verifikim

Top Channel/ Zjarre në dy transformatorë elektrikë në Kakoz, tre zjarrfikës në vendngjarje
05/07 23:05
Top Channel/ “Bankers”, drejtuesi e ish-drejtuesi në burg. Avokati i Çobos: Ka fituar në Arbitrazh
05/07 22:35
Top Channel/ Telefoni i Laert Haxhiut “ha koka”. Pushohen, drejtori i burgut dhe shefi i policisë
05/07 20:28
Top Channel/ Rrjet prostitucioni me te huaja ne Kavajë. Procedohen edhe 6 shqiptarë
05/07 20:13
Top Channel/ Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët
05/07 19:10
Top News- Përplasen dy automjete/ Aksident rrugor në aksin Sarandë-Delvinë
05/07 19:07
Top Channel/ Rrjet pr*stitucioni në Kavajë! Shtetase të huaja ushtronin aktivitetin ilegalisht
05/07 15:25
Top Channel/ Arsenal armësh në Lushnjë! Arrestohet një 50-vjeçar, posedonte sasi të madhe municioni
05/07 15:22
Top Channel/ Zbulohet laborator falsifikimesh! Arrestohen babë e bir për falsifikim dokumentesh
05/07 15:20
Top Channel/ Vlorë, aksion për hapësirat publike! Dredha ua lë përgjegjësinë drejtorëve që ikën
05/07 15:06
Top News- I armatosur në banesë/ ‘Strike’ arreston një 50 vjeçar në Lushnje
05/07 14:15
Top News- Bazë prostitucioni në Kavajë, kinezet kapen me bllok në dorë
05/07 13:27
Top Channel/ Porosia e Ramës! Nis lirimi i hapësirave publike në Vlorë, Dredha: Duhej bërë me kohë
05/07 13:18
Top News – Gjyqi ‘Partizani’ ndaj Berishës. PD-Shembull flagrant i standardit të drejtësisë
05/07 13:06
Top News- Hodhi inertet e hotelit në det/ Arrestohet inxhinieri i ndërtimit në Dhërmi
05/07 12:56
Top Channel/ Laborator falsifikimesh! Arrestohen babë e bir për falsifikim dokumentesh në Tiranë
05/07 12:42
Top Channel/ Bazë prostitucioni në Qerret! Arrestohen 2 kineze, procedohen 6 ‘klientë’ shqiptarë
05/07 12:31
Top Channel/ “Vere dhe Portokalle” ndez Fierin! Spektakël, humor dhe një kampion bote në skenë
05/07 12:30
Top News – Mbajti peng një vajzë në Astir/ Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën
05/07 12:24
Top Channel/ Sezoni i vjeljes së mjaltit! Bletarët në zonën e Fierit të kënaqur
05/07 12:23