Koreja e Veriut kreu një stërvitje të simuluar të një sulmi nga ana e saj, me armë taktike bërthamore, që përfshinte dy raketa me vetëdrejtim me rreze të gjatë veprimi. Agjencia tha se stërvitja kishte për qëllim të “paralajmërojnte armiqtë” se vendi do të ishte i përgatitur në rast të një lufte bërthamore. Dy raketat që mbanin koka false bërthamore, u qëlluan drejt ujërave perëndimorë të Gadishullit Korean.