GJKKO ka dhënë masat e sigurisë për 32 persona, të cilët akuzohen nga SPAK si të përfshirë në trafikimin e emigrantëve në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Në qeli janë lënë 24 persona, 7 të tjerë janë lënë në arrest shtëpie, 1 me detyrim paraqitje, ndërkohë që pesë kërkohen ende nga policia.