Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 550 gra kanë ngritur padi për sulme seksuale kundër Uber-it. Padia pretendon se pasagjeret gra janë sulmuar seksualisht nga drejtuesit e Uber-it. Padia u dorëzua në Gjykatën e Lartë të Qarkut të San Franciskos. “Sulmi seksual është një krim i tmerrshëm dhe ne e marrim seriozisht çdo raport”, tha për BBC një zëdhënës i Uber-it.