Austria pritet të vendosë në izolim personat që nuk janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, pasi shkalla e infeksionit në vend shënoi rritje rekorde. Rajoni verior i austrisë do t’i fusë në fuqi kufizimet nga e hëna nëse merr miratimin nga Qeveria federale. Salzburgu planifikon gjithashtu masa të reja.