Rritja e numrit të turistëve në Shqipëri është reflektuar edhe në fluksin e vizitorëve që zgjedhin rrugët ajrore për të mbërritur në vendin tonë, sidomos gjatë muajve të verës. Të dhënat e Eurostat për muajin korrik tregojnë se numri i fluturimeve komerciale në Shqipëri është rritur me gati 29 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Shifra e rendit Shqipërinë në vendin e dytë në Europë dhe të parën në rajon për rritjen më të madhe të fluturimeve.