Shqipëria është renditur nw vendin e 87 në indeksin e Lumturisë, raport i publikuar nga Kombet e Bashkuara, këtë të mërkurë, në 20 mars e njohur si dita e lumturisë. Indeksi mat perceptimin e qytetarëve lidhur me cilësinë e tyre të jetesës, që nga të ardhurat, problemet me korrupsionin, mbështetjen nga miqtë, bamirësinë, lirinë për të vendosur, sa jetë të shëndetshme bëjnë etj.