Gjatë muajit shtator, deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk kanë punuar asnjë ditë, për shkak të masës së përkohshme të vendosur nga Gjykata Kushtetuese e cila I ndalonte të ndërmerrnin veprime. Megjithatë, ligjvënësve iu akordohet paga bazë prej rreth 2 mijë euro. Kështu 105 deputetët e Kuvendit, i kushtojnë buxhetit të Kosovës mbi 200 mijë euro në muaj vetëm për pagat bazë, pa llogaritur këtu pagën që merr Dimal Basha si kryetar i zgjedhur i Kuvendit dhe Albulena Haxhiu, Kujtim Shala, Vlora Çitaku dhe Emilja Rexhepi si nënkryetarë të zgjedhur, dhe 15 anëtarët e kabinetit qeveritar që nuk e marrin pagën e deputeti nga Kuvendi, por nga Qeveria. Deputetët e Kosovës, megjithatë si pagë përfundimtare marrin më shumë bazuar edhe në vitet e përvojës. Kuvendi gjatë gjithë muajit shtator është në masë të përkohshme për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, rrjedhimisht deputetët nuk kanë kryer asnjë punë, përveç kryetarit të zgjedhur Dimal Basha i cili sipas njoftimeve nga Kuvendi por edhe vet ai në rrjete sociale, ka zhvilluar disa takime. Gjatë kësaj periudhe të masës së përkohshme, deputetët e kanë të ndaluar çdo veprim apo vendim dhe çdo procedurë të mëtejme për formimin e Qeverisë.